TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT KOMUNAL NË JUNIK

Shtabi Emergjent komunal i komunës së Junikut ka mbajtur takimin e radhës, pas vendimit të Qeverisë për masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Kryetari i komunës së Junikut z.Agron Kuçi, ka njoftuar anëtarët e shtabit për masat e reja të marra nga Qeveria duke shfaqur edhe qëndrimin që ka pasur në takim me ministrin e Shëndetësisë dhe Këshillin e kryetarëve të komunave. Sipas profesionistëve shëndetësor situata në komunën e Junikut është e menaxhueshme, gjendja e të infektuarve është stabile dhe nuk ka asnjë të infektuarit në gjendje të rënd shëndetësore si pasoj e COVID-19, në komunën e Junikut diku rreth 50% e popullatës rezidente mbi moshën 18 vjeçare janë vaksinuar me të dy dozat dhe rreth 30% të banorëve rezident me njërën doze dhe numri i rasteve aktive të konfirmuara nga IKSHPK në komunën e Junikut është 54. Shtabi Emergjent Komunal vazhdon ti lus qytetarët për kujdes, pasi që vendi ynë po ballafaqohet me mbingarkim të kapaciteteve shëndetësore, të ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve duke shmangur frekuentimet e hapësirave të mbyllura, kontaktet e afërta dhe duke respektuar masat mbrojtëse bazë me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …