Takimi i radhës në Bruksel në mes të kryetarëve Thaçi e Vuçiq do të mbahet më 7 shtator

Takimi i radhës në Bruksel në mes të kryetarëve Thaçi e Vuçiq do të mbahet më 7 shtator

Zëdhënësja e Zyrës së Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, Maja Kocijançiq ka njoftuar se takimi i radhës në Bruksel në mes të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të mbahet më 7 shtator. Federica Mogherini, Përfaqësuesja e lartë do të vazhdojë të diskutojë me të dy presidentët me qëllim të përparimit në arritjen e marrëveshjes për normalizim, me një shikim para për të bërë progres konkret dhe duke i dhënë prioritet dialogut të lehtësuar përmes Beogradit dhe Prishtinës dhe perspektives evropiane të rajonit. Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë si dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, do të takojë me 7 shtator në Bruksel, presidentin Hashim Thaçi të Kosovës dhe presidentin Aleksandër Vuçiq të Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre që ajo lehtëson, thuhet në njoftim.  

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …