Në takimin e radhës të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD-ë) mori pjesë edhe drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporë (QBD) znj. Mimoza Hysa
mes platformës ZOOM Këshilli i Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë mbajti takimin e radhës, ku në këtë takim përpos anëtarëve të KKAD-së e pranishme ishte edhe drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporë, znj. Mimoza Hysa.
Takimin e hapi kryetari, Vaxhid Sejdiu, me njoftimin e raporteve të anëtarëve, të cilët vijnë nga shtetet përkatëse ku ata veprojnë, për planin dhe programin për vitin 2021. Gjatë diskutimeve si qëndrim i përbashkët doli që të jetë bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha përfaqësitë diplomatike, në ato shtete ku përfaqësohet KKAD-ja, më qëllim, që së bashku të arrijmë deri te ngritja e vetëdijes tek bashkëkombësit, për dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe.
Si pikë e nxehtë dhe më e diskutueshme ishte ajo teksteve shkollore dhe certifikatës, certifikatë e cilat ishte miratuar dhe nënshkruar nga dy ish ministrat e arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, Lindita Nikolla dhe Shyqeri Bytyqi, po që deri më tani nxënësit nuk janë pajisur me këtë certifikatë, tha Krasniqi.
E si duket edhe në këtë vit do të jetë e përsëritshme ky avaz i certifikatave, si vitet e kaluara, gjë që për ne mësimdhënësit është pakë sa e sikletshme çështja e certifikatave, me që nxënësve ju kemi premtuar se këtë vit do t’iu japim certifikatë, konkretisht kjo puna e certifikatave po na vë në sprova të mëdha para nxënësve, ku ne mësimdhënësit para tyre po dalim jo serioz, tha Mimoza Dako.
Pas shumë diskutimeve, analizave të situatës së shkollave në diasporë, u theksua se pa një bashkëpunim të qeverive tona, nuk do të kemi sukses në unifikimin shkollës shqipe në diasporë. Vlen të theksohet se aty ku ka bashkëpunim institucional, me përfaqësitë diplomatike ka dhe suksese, rritje të numrit të nxënësve dhe hapje të klasave të reja. Me këtë bashkëpunim me Ambasadat tona në Zvicër, edhe në kushte të pandemisë kemi arritur t’i hapim 50 klasa të reja, që do të thotë se bashkimi dhe bashkëpunimi i dy shteteve tona në këtë drejtim, përpos që e rrit numrin e nxënësve, hapjen e shkollave të reja, në anën tjetër i motivon bashkëkombësit të jenë më të angazhuar, dhe në këtë drejtim ne si KKAD-ë realizojmë qëllimet dhe vizionin e misionit tonë, tha Sejdiu.
Përpos që kemi vërejtje te certifikata, kemi edhe vërejtje edhe te tekstet shkollore, ku e shohim si jo të arsyeshme dërgimin e dy emaileve, që ju janë dërguar mësimdhënësve, për sigurimin e librave për vitin shkollor 2021/22, nga Qendra e Botimeve të Diasporës të Republikës së Shqipërisë dhe nga Udhëheqësi i Divizionit për Arsim Plotësues i Diasporës të Republikës së Kosovës. Kjo sikur krijon një amulli tek mësimdhënësit dhe bëhet shqetësuese se tek cili institucion duhet drejtuar kërkesën. Pra, për këtë çështje të ndjeshme, në vend që kërkesat të dërgohen nëpërmjet një emali të përbashkët, neve na vinë dy emajla të ndryshëm dhe lista e teksteve shkollore jo e njëjtë. Prandaj, ne si anëtar të KKAD-së, kërkojmë që në të ardhmen, kur flitet për mësimin plotësues në diasporë, të flasim me një zë, e ai zë të jetë i institucioneve tona të përbashkëta, tha Krasniqi.
Drejtoresha, Mimoza Hysa i vlerësoj si të arsyeshme shqetësimet e anëtarëve të KKAD, foli për certifikatën dhe për tekstet shkollore, po ashtu njoftoi se nga shtatori i këtij viti do të kemi librin e nivelit të parë të përbashkët, gjë që edhe është hapur konkursi dhe është shpallur nga Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Mustafë Krasniqi
përgjegjës i sektorit për informim i KKAD-ë