Kuvendi Komunal në Junik mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Shpejtim Gacaferi, ku në prezencën e Kryetarit Ruzhdi Sheku , Nënkryetari, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar, u debatua për disa pika me rëndësi për Komunën e Junikut. Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
– Shqyrtimi dhe Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
– Formimi i Grupit të punës për hartimin e Projekt-Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Junikut për vitin 2022,
– Raporti i buxhetit për vitin 2021,
– Rishikimi i propozimit për themelimin e Komitetit për Komunitete,
– Informatë rreth gjendjes së tanishme me Pandeminë Covid-19 në Komunën e Junikut,
– Marrjen e Vendimit për formimin e KKSB-s në Komunën e Junikut,
Janë ngritur edhe pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës së Junikut nga anëtarët e Kuvendit. Takimi i radhës i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet muajin e ardhshëm