Takimi i Vetëvendosje-LDK për koalicionin qeverisës, ka përfunduar serish pa marrëveshje. Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, tha pas takimit, se të dy liderët Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim për arritjen e marrëveshjes. Ai ndërkaq nuk ka dashur të flasë nëse ndasitë për arritjen e marrëveshjes kanë të bëjnë me kërkesën e LDK-së për postin e presidentit. “Kaq kam informata për media. Do të ketë intensifikim të takimeve çdo ditë”, tha Mustafa për media, duke mos dashur të japë më shumë detaje.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …