Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. Nga drejtori i DKA-së Bekim Vishaj u bë e ditur se ka filluar mësimin në të gjitha shkollat të Komunës së Deçanit duke shtuar se pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për mbajtjen e mësimit plotësues ( përgatitje për testin e arritshmerisë ) me nxënës të klasave të IX-ta edhe komuna e Deçanit ka bërë përgatitjet e objekteve shkollore për fillimin e mësimit. Me kohë janë dezinfektuar 20 objekte shkollore, po ashtu shkollat janë furnizuar më dezinfektues dhe maska si dhe janë nda nxënësit në klasë ku në komunën e Deçanit aktualisht mësimet i vijojnë 440 nxënës në klasë të IX-ta në 18 Shkolla të Mesme të Ulëta. Drejtorët e shkollave përkatëse kanë nda orarin për mësimin plotësues ndërsa mësimi i cili ka nisur sot do të vazhdoi deri më datë 19.06.202 ndërsa testi i arritshmerisë do të mbahet më 23.06. 2020. Të gjitha masat janë marrë në koordinim me DKA-në dhe Shtabit Emergjent komunal gjithmonë duke respektuar rregullat nga MASHT dhe IKSHP. Kryetari Ramosaj ka lutur nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë stafin e shkollave të Komunës së Deçanit që të respektojnë masat mbrojtëse të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP, përfshirë ato të bartjes së maskave, higjienës dhe distancës sociale, në të gjitha ambientet ku ndodhen dhe të sillen me përgjegjësi, pasi që çdo pakujdesi mund të ndikojë në rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …