Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku i pranishëm ishte nënkryetari Sami Cacaj dhe të gjithë drejtorët e drejtorive komunale ku u diskutua për çështje të ndryshme në komunën e Deçanit. Në këtë takim është diskutua lidhur me situatën me COVID-19, ku gjendja ne nivel vendi është alarmante, ndërsa në komunën e Deçanit vazhdon te jet nën kontroll, deri me tani numri i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ka arritë në 52, prej tyre 22 të shëruar plotësisht. Kurse 30 raste janë akoma aktive. Në takim, po ashtu u diskutua për mbledhjen e radhës të Shtabit Operativ Emergjent Komunal, aktivitetet e prokurimit, punët të cilat janë në përfundim e sipër etj. Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …