Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. Gjatë takimit është diskutuar për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19-të, ku komuna e Deçanit, aktualisht ka vetëm 77 raste aktive me COVID-19 dhe situate është nën kontrolle. Po ashtu gjatë këtij takimi është diskutuar edhe lidhur më situatën e krijuar pas reshjeve të shiut dhe erërave të forta në fund të vitit 2020 që shkaktuan edhe dëme në rrjetin elektrik dhe vërshime nga uji në disa fshatra të komunës se Deçanit për çka u bë e ditur se është formuar një komision për verifikim të dëmeve dhe do të dal me një raport të detajuar lidhur me situatën në teren. Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për një sërë temash me rendësi për komunën e Deçanit dhe angazhimet e shumta që na presin në realizimin e projekteve për vitin 2021. Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …