Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. Gjatë takimit është diskutuar për mbledhjen e radhës të Komitetit për Politikë e Financa, e cila do të mbahet me datë 26.01.2021 dhe mbledhjen e Asamblesë Komunale e cila do të mbahet më 29.01.2021. Po ashtu në këtë takimi është diskutuar lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19 në komunën e Deçanit ku deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 621 raste me virusin COVID-19. Prej tyre 527 të shëruar plotësisht, 19 kanë humbur jetën dhe 75 raste janë akoma aktive. Po ashtu në këtë takim janë diskutuar edhe kërkesat e qytetarëve.

Takimi i radhës mbahet javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …