Para përfundimit të mandatit, shefi i BE-së, Josep Borrell, synoi të ulte në tavolinën e negociatave kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Qëllimi ishte analiza e arritjeve në dialog dhe fokusimi në rrugën përpara. Megjithatë, takimi në tresh dështoi. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se kishin llogaritur në pjesëmarrjen e Kurtit, i cili e kishte konfirmuar më parë. Një ditë para udhëtimit për në Bruksel, Kurti kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij në të dy formatet e takimeve. Megjithatë, ditën pasuese ai vendosi tri kërkesa që, sipas Borrell, ishin kushte për rikthimin e dialogut në mirëbesim. Kryetari i Serbisë, Vuçiq refuzoi kushtet dhe akuzoi Albin Kurtin për mungesë guximi. BE-ja ka konfirmuar se takimet e kryenegociatorëve do të zhvillohen javën e ardhshme në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …