Rusia përdori presidencën e radhës në KS të OKB-së për të organizuar një takim jozyrtar për fëmijët ukrainas të dëbuar me forcë në Rusi

Takimi në KS të OKB-së, i drejtuar nga ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, u shoqërua me përçarje e shkëmbime akuzash

Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i drejtuar nga ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, u shoqërua me përçarje dhe shkëmbime akuzash, lidhur me sulmin e Rusisë kundër Ukrainës. Rusia mban presidencën e radhës të këshillit 15 anëtarësh në këtë muaj. Para se të hynin në takim për të diskutuar temën e zgjedhur të Moskës për “multilateralizmin efektiv përmes mbrojtjes së parimeve të Kartës së OKB-së”, vendet perëndimore denoncuan luftën e Kremlinit ndaj Ukrainës dhe hipokrizinë e Lavrovit  në zgjedhjen e temës së takimit.  “Duke organizuar këtë debat, Rusia po përpiqet ta portretizojë veten si një mbrojtëse e Kartës së OKB-së tha ambasadori i Bashkimit Evropian Olaf Skoog, i mbështetur nga të dërguarit e 27 vendeve të BE-së. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta.  Të gjithë e dimë se ndërsa Rusia po shkatërron, ne po ndërtojmë. Ndërsa ata po e shkelin, ne po e mbrojmë. Karta e OKB-së, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Gjykata Penale Ndërkombëtare ngado që shikoni, Rusia është duke bërë shkelje”, shtoi Olaf Skoog.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …