leoni

Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Takimi i radhës Kosovë-Serbi është paraparë të mbahet të martën

Takimi i radhës Kosovë-Serbi është paraparë të mbahet të martën, më 16 janar. Lajmi është bërë i ditur nga  Avin Arifi, i emëruar shef për bisedimet me Serbinë nga qeveria e Kosovës. Ai ka deklaruar se pala e Kosovës i ka filluar përgatitjet për takimin që do të nis të martën dhe do të zgjas tri ditë. Udhëheqësi i bisedimeve Kosovë-Serbi që do të zhvillohen në Bruksel, Avni Arifi ka njoftuar gjithashtu se bisedimet do t’i udhëheqë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa qeveria do ketë më shumë rol të implementimit të marrëveshjeve të arritura. Ai ka shtuar më tutje se në ditët në vijim do të kemi më shumë informacione sa i përket kësaj vizite.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …