Takimi Rama-Basha nuk ka rezultuar me kompromis për reformë në drejtësi

Takimi Rama-Basha nuk ka rezultuar me kompromis për reformë në drejtësi

Takimi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha që zgjati rreth tre orë, nuk ka sjellë asnjë rezultat sa i takon arritjes së kompromisit për reformë në drejtësi. Kryeministri Rama pas takimit bëri të ditur dështimin e negociatave. Ai  tha se PD kishte refuzuar propozimin për votim me 2/3, gjë të cilën kjo parti  e ka kërkuar prej kohësh. Por, lideri i opozitës në fjalën e tij u shpreh se takimi dështoi pasi PS nuk pranoi propozimin për “vendet të rezervuara” në formulën e emërimit të funksionarëve të rinj të sistemit të drejtësisë. Ideja e opozitës është që partitë politike duhet të emërojnë anëtarët e KLGJ dhe KLP. Pra vendet në këto këshilla të jenë të rezervuara për partitë politike. Këshilli i Lartë të Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë të Prokurorisë janë dy qeveritë e reja të sistemit.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

KDI: Fushata kundër Duda Baljes është regres demokratik

Drejtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj sulmeve të drejtuara ndaj …