Mbrëmë në Bruksel, ka përfunduar pa asnjë rezultat takimi trepalësh mes kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kryetari, Hashim Thaçi e ka vlerësuar të vështirë takimin që zhvilloi në Bruksel dhe saktësoi se dialogu ishte agresiv e arrogant nga kryetari serb Vuçiç derisa nga ana e tij ishte bisedë e argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 1244. Thaçi tha se takimi i radhës do të mbahet se shpejti derisa shpreson në arritjen e një marrëveshje finale. Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me nervozizëm u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas përfundimit të takimit me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi. Vuçiçi ka thënë se “Serbia është e hapur për dialog, por edhe pala tjetër duhet të respektojë marrëveshjet”. Një pjesë të madhe të diskutimit të tij, Vuçiçi e ka orientuar me kritika drejt vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vënë taksë prej 10 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. “Çfarë janë në gjendje të respektojnë shqiptarët nëse nuk janë në gjendje të respektojnë marrëveshjet të cilat i kanë nënshkruar para 10 vjetësh”, ka thënë Vuçiç.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …