Në vazhdën e takimeve të shumta që kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, i ka pas me përfaqësuesit e komunave fqinje, Skenderaj dhe Vushtrri, është edhe takimi i fundit që ky pati me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
Kryetari Bahtiri dhe nënkryetari Nura, gjatë këtij takimi biseduan për projektet që janë me interes për të dyja komunat, pastaj për konsolidimin e Ujësjellësit Rajonal, si dhe për disa çështje të tjera me interes të përbashkët për të dyja komunat dhe qytetarët e tyre.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që raportet e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin e suksesshëm të deritashëm, t’i çojnë akoma përpara dhe që ato të përhapen edhe në fusha të tjera, të cilat deri tash nuk kanë qenë të përfshira.