Pas shumë spekulimesh jo vetëm të medieve të papërgjegjshme por edhe të politikanëve me prirje provokative e qëllimkëqija, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje parti e cila ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme të 6 Tetorit, do të takohen sot me ç’ rast pritet të diskutojnë për tema të ndryshme të aktualitetit politik mes Kosovës dhe Shqipërisë por edhe tema të tjera. Takimin e ka konfirmuar vetë kryeministri, Edi Rama. Ai ka thënë se nuk ishte marrë vesh paraprakisht për një takim me Kurtin por ata do të takohen sot. Rama ka thënë gjithashtu se pret me shumë pozitivizëm emërimin në postin e kryeministrit të Albin Kurtit dhe të fillojnë punën dhe bashkëpunimet. Ai tha se mbledhjet e dy qeverive nuk ishin shumë të sukseshme, por as të dështuara.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …