Kryetari kinez Xi Jinping ndodhet në një vizitë zyrtare në Rusi. Gjatë takimit me kryetarin rus Vladimir Putin, ai u shpreh se është e vërtetë që të dy vendet tona ndajnë objektiva të njëjta ose të ngjashme. Ne kemi bërë përpjekje për prosperitetin e vendeve tona… mund të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku për të arritur qëllimet tona. Po ashtu, presidenti kinez solli në vëmendje se vizita në Rusi është e para që ai bën qëkur u rizgjodh sërish si i pari i vendit. Ai po ashtu i uroi homologut të tij rus që të rizgjidhet sërish President. E di që Rusia mban zgjedhje presidenciale vitin që vjen. Zhvillimi i Rusisë është përmirësuar ndjeshëm nën udhëheqjen tuaj të fortë. Unë besoj se populli rus do të vazhdojë t’ju mbështesë fuqishëm,” tha ai. Xi tha se Kina vlerëson shumë, lidhjet Kinë-Rusi dhe se të dyja vendet mund të bashkëpunojnë për të përmbushur objektivat e tyre të zhvillimit. Kina vlerëson shumë lidhjet me Rusinë duke kërkuar që të dyja vendet të bashkëpunojnë edhe më tej për të përmbushur objektivat e tyre të zhvillimit.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …