Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim pune, kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman. Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Lumezi dhe Schwendiman diskutuan edhe për bashkëpunimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar me Prokurorin e Shtetit, me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Lumezi, duke theksuar gatishmërinë e vet për të kontribuar në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë, i ofroi kryeprokurorit Schwendiman bashkëpunim të plotë nga ana e tij, duke shtuar se prokurorët nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me qëllim të përmbushjes së mandatit të kësaj prokurorie do t’i ofrojnë bashkëpunim Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sa herë që do të jetë e nevojshme për zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të personave që dyshohen për kryerjen e krimeve brenda juridiksionit lëndor të Dhomave të Specializuara. Ndërkohë Schwendiman shkon në Beograd për tu njoftuar me dosjet e kohës së Milosheviqit lidhur me krimet e supozuara të shqiptarëve kundër policëve serbë dhe kundër spiunëve shqipfolës të Serbisë, në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …