Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka pritur në një takim pune zëvendësin e tij, Fatmir Limaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për agjendën e Qeverisë. “Takim pune me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe për të bashkërenduar agjendën qeverisëse”, ka shkruar Haradinaj. Ata janë takuar pas debateve të fundit që kanë ndodhur në mes të deputetëve të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …