Takohen pesë kryebashkiakët e pesë qyteteve që simbolizojnë trojet etnike shqiptare

Takohen pesë kryebashkiakët e pesë qyteteve që simbolizojnë trojet etnike shqiptare

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se  gjatë takimit me kryebashkiakët shqiptarë nga rajoni  do të hartohet një platformë bashkëpunimi. Sipas Veliajt, kjo platformë do të ketë 5 shtylla kryesore. “E para, urbanistika. Në muajin dhjetor, Tirana do të miratojë planin urbanistik. Arritëm në një kohë rekord arritëm të krijojmë planin urbanistik. Jam në dijeni se plane të tilla po krijohen në Prishtinë, Tetovë, Ulqin dhe në Preshevë”, tha Veliaj. “Mjedisi është njëra  nga fushat ku Tirana po bën progres. Kultura dhe arti janë çështje që kemi diskutuar gjatë me kolegët. Çdo vepër që vihet në skenë, ka një kosto dhe shpesh herë ajo që ne bëjmë i shumëfishojmë këto kosto. Dje po diskutonim me Teutën (kryebashkiake e Tetovës) se sa mirë do të ishte të krijonim një kalendar unik. Inovacioni është një nga çështjet që po preket gjithnjë e më shumë sot. Çështja e fundit është ka të bëjë me mënyra inovative të financimit, siç është partneriteti publik-privat”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …