Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë takuar sonte. Takimi kishte për qëllim koordinimin e punëve të përbashkëta shtetërore për menaxhimin e situatës së sigurisë. Po ashtu në këtë takim janë diskutuar edhe tema tjera të interesit shtetëror. Thaçi dhe Haradinaj gjatë ditës së sotme kanë mbrojtur intervenimin e Policisë së Kosovës në veri të vendit, për arrestimin e Marko Gjuriqit, transmeton KP. Takimi i dy zyrtarëve shtetërorë vjen pas zhvillimit të aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku është arrestuar i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …