Ka përfunduar takimi mes kryetarit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Avdullah Hoti. Dy bartësit institucionalë vendosën të mos prononcohen para mediave mbi atë se çfarë është diskutuar. Shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti pritet të enjten të udhëtojë në Bruksel, kurse bashkë me kryetarin të shtunën do t’ia mësyjnë “Shtëpisë së Bardhë” në Uashington për t’u takuar me delegacionin serb.
