Kryeministri i Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, ka vizituar Kolegjin AAB ku ka mbajtur ligjëratë për studentët me temën: “Marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Rektori i Kolegjit, Blerim Olluri, i ka uruar mirëseardhje Xhaferit në emër të stafit të institucionit, duke shprehur vlerësimin e lartë për kontributin dhe angazhimin e kryeministrit ndër vite për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kolegjin AAB e kanë vizituar shumë personalitete të jetës publike dhe politike, shkrimtarë, artistë e poetë eminent, por prezenca juaj është e rëndësisë së veçantë dhe domethënëse e motivuese veçanërisht për studentët tanë”, është shprehur Olluri. Ndërsa kryeministri Talat Xhaferi, ka thënë se “është kënaqësi e veçantë të gjendet para stafit dhe studentëve të Kolegjit AAB, në ambientet e bukura i rrethuar me intelektualët aktual dhe të ardhshëm të vendit mik, fqinj dhe mbi të gjitha vëllazëror Kosovës”. Më tutje, ai ka folur i për marrëdhëniet që gëzojnë ndër vite dy republikat ajo e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat sipas janë trashëguar brez pas brezi me të gjitha sfidat, të përbashkëtat dhe çdo proces tjetër të rëndësishëm për dy palët.
