Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka deklaruar për mediet se sipas informacioneve të konfirmuara, lajmi për gjoja përgatitje atentati kundër Albin Kurtit nuk ka të bëjë me realitetin. Çështja e informacionit është kompetencë e institucioneve përkatëse shtetërorë që merren me sigurinë, duke përfshirë edhe ato të sigurisë së bartëseve funksioneve më të larta në shtetet përkatëse. Çështja ishte për të ardhur keq sepse përmes mediumit publik shtetëror jepet informacion gjoja për përgatitje, inskenim të një atentati të mundshëm. Sipas të dhënave që kam, që janë të verifikuara, s’ka të bëjë me realitetin. Derisa ka qenë në rrjedhë Këshilli i Sigurimit të OKB, në rrjete sociale, që gati se për çdo ditë ndodhin, individë të caktuar kanë postime të asaj natyre të kanosjes. Edhe në faqen time kam porosi të tilla. Ato janë çështje që merren institucionet përkatëse”, ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Kontrolloni gjithashtu
Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes
Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …