Talat Xhaferi: Nuk ka tronditje në Qeveri, ato ndodhën në një nga partitë pjesëmarrëse por janë çështje të brendshme të subjektit

Në një intervistë për Dojçe Vele, kryeministri i Maqedonisë së Veriut,  Talat Xhaferi  nuk është pajtuar me konstatimin e gazetarit se ka tronditje në qeveri.  Ai ka shpjeguar se tronditjet ndodhën në një nga partitë pjesëmarrëse në qeveri, por ato janë çështje të subjektit që po përballet me to. Puna e qeverisë zhvillohet në kuadër të asaj që është përgjegjësi dhe detyrim i qeverisë. Qeveria funksionon në tërësi. Janë ndërmarrë aktivitetet dhe masat e duhura në lidhje me zgjidhjen e statusit të atyre anëtarëve të qeverisë, në përputhje me procedurat e përcaktuara dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet. Marrëdhëniet ndërpersonale ndërmjet anëtarëve të qeverisë, janë marrëdhënie të tyre dhe janë përgjegjësi e tyre. Sjellja e kujtdo jashtë asaj që është përcaktuar, është përgjegjësi e imja me të cilën veproj në përputhje me rrethanat. Pra, nuk i komentoj deklaratat e anëtarëve të qeverisë që i bëjnë në emër të partive dhe si anëtarë të partive. Nëse kanë diçka me qeverinë, kjo është çështje tjetër, ka thënë mes tjerash, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …