Kryekuvendari i ri i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi tashmë i ka dërguar letrën kryetarit, Gjorge Ivanov për krijimin e shumicës parlamentare, ndërsa ky i fundit për një afat 10-ditor duhet të mandatojë liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë për formimin e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë. Në një intervistë për agjencinë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency, ai nuk përjashton mundësinë që presidenti Ivanov të refuzojë mandatimin e liderit të LSDM-së. ”Mosdhënia e mandatit nga presidenti, sipas rregullores dhe kushtetutës nuk është pengesë për shumicën parlamentare që të vazhdojë me seancën për formimin e qeverisë”, thotë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …