Talebanët: Do të vendosim një sistem gjithëpërfshirës politik, nuk do të lejojmë që vendi ynë të bëhet strehë e terroristëve

Talebanët: Do të vendosim një sistem gjithëpërfshirës politik, nuk do të lejojmë që vendi ynë të bëhet strehë e terroristëve

Një javë pasi talibanët vendosën kontrollin e plotë mbi Afganistanin, udhëheqësit e tyre dëshirojnë t’i sigurojnë vëzhguesit ndërkombëtarë se ata janë duke konsideruar një sistem gjithëpërfshirës politik dhe se nuk do të lejojnë që vendi i tyre të bëhet sërish strehë e terroristëve. Përpjekjet e tyre për të fituar legjitimitet të gjerë, janë duke hasur në pengesa, pasi pak vende perëndimore duket se janë të gatshme të njohin një qeveri talibane. Janë vetëm Pakistani, Irani, Rusia dhe Kina që duken se janë gati të punojnë me qeverinë e re. Regjimi i mëparshëm taliban, nga viti 1996 deri më 2001, është njohur vetëm nga Pakistani fqinj dhe nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …