leoni

Talebanët fitojnë terren në Afganistan, pavarësisht ndihmesës së madhe amerikane për qeverinë e Kabulit

Talebanët fitojnë terren në Afganistan, pavarësisht ndihmesës së madhe amerikane për qeverinë e Kabulit

Gjatë 18 muajve të fundit, kohë gjatë së cilës Amerika ngadalësoi tërheqjen nga lufta e saj më e gjatë, talebanët në Afganistan kanë fituar terren. Ky është rezultati i një studimi të Komandës së ushtrisë amerikane, sipas të cilit Qeveria afgane e mbështetur nga NATO aktualisht kontrollon 65,5 për qind të territorit të vendit në krahasim me 70,5 për qind të janarit 2016. Suksesi i talebanëve lidhet me faktin se komandanti i Ushtrisë amerikane gjenerali, Xhon Nikolson i kërkoi presidentit Barak Obama që të vononte largimin e trupave. Por shifrat e fundit tregojnë se pavarësisht qëndrimit të rreth 10.000 trupave amerikane në Afganistan, nuk i ka ndaluar talebanët që të fitojnë terren. Ekspertët thonë se forcat afgane nuk kanë qenë kurrë në pozicionin dhe nivelin e atyre ndërkombëtar dhe nuk kanë asnjë mundësi të përballen me talebanët. SHBA ka shpenzuar 115 miliardë dollarë për rindërtimin e Afganistanit që prej vitit 2002 dhe 70 miliardë prej tyre janë përdorur vetëm për përforcimin e mbrojtjes së vendit. Duket qartë se edhe ky shpenzim kolosal nuk ka sjellë ndryshime, pasi pavarësisht pajisjes dhe stërvitjes nga SHBA, forcat afgane vazhdojnë që të jenë të paafta të garantojnë sigurinë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …