Talebanët kanë njoftuar krijimin e një qeverie të përkohshme në Afganistan, pas disa ditësh diskutime pa sukses për formimin e qeverisë së re. Qeveria e përkohshme do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI, si ministër i brendshëm. Ata kanë njoftuar se ministrat e rinj do të punojnë në cilësinë e kujdestarit deri sa të formohet një qeveri e mirëqene. Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Muxhahid ka njoftuar emrat e disa ministrave në detyrë të kabinetit qeveritar të ri në Afganistan. Mullah Muhammed Hasan Akhund u emërua, udhëheqës i qeverisë së re.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …