Talebanët kanë përshëndetur largimin e trupave amerikane pas 20 vitesh në Afganistan, por nuk do ta vazhdojnë armiqësinë

Talebanët kanë përshëndetur largimin e trupave amerikane pas 20 vitesh në Afganistan, por nuk do ta vazhdojnë armiqësinë

Talebanët kanë përshëndetur largimin e trupave amerikane pas 20 vitesh qendrimi, në Afganistan, duke e përshkruar tërheqjen e tyre si një “moment historik” ndërsa deklaruan se vendi tani është një “komb i lirë dhe sovran”. Me largimin dje nga Kabulli të avionit të fundit ushtarak të SHBA-së me të evakuar, ka marrë fund lufta 20-vjeçare. Duke folur me gazetarët nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se fitorja e grupit të tij “u përket të gjithëve”. “Ne nuk kemi asnjë dyshim se Emirati Islamik i Afganistanit është një komb i lirë dhe sovran”, tha ai, duke shtuar se amerikanët “nuk mund ta arrijnë qëllimin e tyre përmes operacioneve ushtarake”. Ai gjithashtu premtoi se Afganistani deshiron  të ketë marrëdhënie diplomatike pune me Perëndimin, duke u zotuar se afganët “do të mbrojnë lirinë, pavarësinë dhe vlerat islame”. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni thanë se mbi 120 mijë vetë janë evakuuar gjithsej pas marrjes së kontrollit të vendit nga talebanët, përfshirë 1’200 persona të nxjerrë nga vendi me 26 fluturime ushtarake amerikane dhe dy të koalicionit nga e diela deri të hënën.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …