Një shef afgan policie, ndodhet në mes 3 personave të vrarë pas të shtënave që talebanët njoftuan se kishin për objektiv komandantin më të lartë amerikan në vend, gjeneralin Scott Miller, i cili iku i palënduar nga sulmi i talebanëve, që la edhe 12 persona të tjerë të plagosur, mes të cilëve 3 amerikanë dhe një guvernator provincial. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë afganë dhe nga ata të NATO-s. Forcat e sigurisë “pushtuan” qytetin jugor të Kandaharit pas të shtënave, që tmerruan qytetarët dhe detyruan mbylljen e shumë dyqaneve në zonë, edhe pse banorët lokalë ishin prej kohësh në gjendje gatishmërie të lartë për sulme të mundshme. Talebanët njoftuan se Miller dhe shefi i policisë së provincës së Kandaharit, gjenerali Abdul Raziq, i cili mbeti i vrarë, ishin objektivat e vërtetë të sulmit. “Gjenerali Raziq dhe shefi i agjencisë provinciale të kundërzbulimit u vranë, ndërsa guvernatori është në gjendje kritike për jetën”, tha një zyrtar i lartë qeveritar. Mes të vdekurve rezulton edhe një gazetar afgan, i cili punonte për medien shtetërore. Mes të plagosurve janë 6 truproja të Raziq dhe dy oficerë të shërbimeve të kundërzbulimit. Sulmi thuhet të jetë ndërmarrë nga një prej pjesëtarëve të personelit të sigurisë së guvernatorit, i cili gjithsesi u vra.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …