Kryengritësit talibanë

Talibanët: Arsyeja kryesore për vazhdimin e luftës në Afganistan është prania e forcave të huaja pushtuese në vend

Talibanët afganë refuzojnë ofertën e  kryetarit të Afganistanit, Ashraf Gani, për të bërë paqe, i cili në një konferencë në Kabul, ka propozuar armëpushim dhe njohjen e talibanëve si grup legjitim politik. Në reagimin që transmeton agjencia e lajmeve DPA, talibanët kanë thënë se nuk ka dyshim” se Ghani ka mbajtur një fjalim të shkëlqyeshëm, porse ai ka neglizhuar “problemin kryesor. Talibanët kanë thënë se arsyeja kryesore për vazhdimin e luftës në Afganistan është prania e forcave të huaja pushtuese. Sipas tyre, bisedimet për paqe do të jenë të pakuptimta derisa këto forca nuk dalin nga Afganistani. “Nëse Ashraf Ghani ëndërron për paqe, me praninë e pushtuesve, ai duhet ta kuptojë se përpjekjet e tilla nuk kanë rezultuar me asgjë në 17 vjetët e fundit”, citohen të kenë thënë talibanët.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …