Talibanët kanë mbajtur konferencën e parë zyrtare për media në Kabul, prej kur kanë marrë kontrollin e Afganistanit. Ata kanë thënë se dëshirojnë marrëdhënie paqësore me vendet tjera dhe se do të respektojnë të drejtat e grave sipas kornizës së ligjit islamik. “Ne nuk duam armiq të brendshëm apo të jashtëm”, ka thënë zëdhënësi kryesor i talibanëve, Zanibullah Muxhahid. Ai ka thënë se gratë do të lejohen të punojnë dhe të studiojnë dhe “do të jenë shumë aktive në shoqëri, por brenda rregullave që përcakton Islami”. Të gjithë përkthyesit dhe punëtorët tjerë, që kanë punuar me forcat e huaja, janë falur dhe se nuk do të ketë hakmarrje kundër tyre. Talibanët kanë shpallur fitoren më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund pushtimit ushtarak të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …