Tani kur kryeministri Albin Kurti, po i pranon marrëveshjet e arritura në kohën e Hashim Thaçit, të cilin e quante tradhtar po kujtohet edhe për opozitën, në mënyrë që lëshimet që do t i bëjë Serbisë, t’ i ndajë bashkë me ta. Andaj nga mbledhja e përgjithshme e këshillit të Vetëvendosjes u ka bërë thirrje tre liderëve, Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinajt, që të takohen me të për t’i informuar për takimin e fundit që kishte në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent, tha kurti me krekosje sipas retorikës së tij mujshare. Ne jemi demokraci e demokracia është e zhurmshme dhe e komplikuar, secili prej nesh kemi mendimet tona dhe kur përballemi me vendime të mëdha është e natyrshme që të kemi edhe dallime e mospajtime, por asnjëherë dallimet tona nuk duhet të tejkalojnë interesin tonë shtetëror e kombëtar, shoqëror e qytetar”, tha Kurti, i cili e di se në vend ka një opozitë të mefshtë e të paaftë për të bërë kthesat historike që i nevojitën vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …