Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka deklaruar se çdo ide e vendosjes së kufijve të rinj është shumë e rrezikshme. Ajo tha se kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme veçanërisht për Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila pagoi çmimin më të lartë për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Fajon përkujtoi se struktura aktuale e Bosnjës u bë nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila edhe i dha fund luftës. Ajo shtoi tutje se është e nevojshme të mendohet për një kornizë më të mirë për veprim dhe bashkëpunim, por është gjithashtu e nevojshme t’i qaset asaj ne një mënyrë që nuk frymëzon aspiratat për shpërbërje. Tanja Fajon tha se shpreson që “tashmë kemi mësuar se kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, gjithmonë duhet të marrim parasysh marrëdhëniet ndërkombëtare në rajon, historinë dhe kulturën”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …