leoni

Fajon

Tanja Fajon: Mendoj se është shumë e rëndësishme që të dyja palët të ushtrojnë njëfarë përmbajtje

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se duhet bërë gjithçka që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë. Ajo në një intervistë për gazetën austriake, “Der Standard”, ka thënë se Kosova duhet të bëjë përpjekje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zonja Fajon shpreson që Kurti dhe Vuçiq do ta gjejnë një mënyrë “për ta kapur këtë moment”. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që të dyja palët të ushtrojnë njëfarë përmbajtje. Ne duhet të bëjmë gjithçka që dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë të vazhdojë. Kosova me të vërtetë duhet të bëjë përpjekje për të krijuar Asociacionin e komunitetit serb dhe për të siguruar integrimin dhe mirëqenien e tij. Kur bëhet fjalë për propozimin e BE-së, e kuptoj se bëhet fjalë për vendime politike jashtëzakonisht të vështira me shumë pasoja të mundshme. Megjithatë, shpresoj se si Beogradi ashtu edhe Prishtina, në krye me politikanët e tyre, do ta gjejnë një mënyrë për ta kapur këtë moment. Në këtë vit mund të bëhet një hap i madh përpara në kufizimin e ndikimit të Rusisë në Serbi, ka thënë Tanja Fajon.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …