Tash e tutje shërbimet shëndetësore ofrohen në shtëpitë e pacientëve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe drejtori i përgjithshëm i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, për realizimin e projektit “Ngritja e përkujdesit për shërbime sociale dhe shëndetësore në shtëpi dhe ambluanta në rajonin e Komunës së Skenderajt”. Me anë të kësaj marrëveshjeje, do të ndihmohet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në qytetin e Skenderajt, rreth realizimit të vizitave për të gjithë pacientët që marrin mjekimin në shtëpitë e tyre, që në pamundësi për shkaqe të ndryshme shëndetësore, nuk kanë mundësi t’i vizitojnë qendrat mjekësore, qoftë në vendbanimin e tyre apo edhe në qytet. Me anë të këtij shërbimi, ekipet mjekësore profesionale, sipas modelit Caritas Gjerman, do t’iu ofrojnë shërbime shëndetësore personave në moshë, të vetmuarve dhe rasteve të rënda sociale në shtëpitë e tyre. Periudha kohore e implementimit të kësaj marrëveshjeje është dy vjeçare, dhe fillon nga 1 prilli i këtij viti deri më 31.12.2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …