MI LOGO

TASK FORCË PËR SIGURINË E TRAFIKUT RRUGOR

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të premten ka nënshkruar vendimin për themelimin e njësitit të Task Forcës për sigurinë e trafikut rrugor.  Ky njësit ka për qëllim;

  1. Mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve publike,

  2. Mbikëqyrjen dhe kontrollin e transportit rrugor, të udhëtarëve, mallrave dhe transportit tokësor të mallrave të rrezikshme,

  3. Mbikëqyrjen e sigurisë rrugore në pajtim me rregullat e trafikut rrugor,

  4. Kontroll i punës së Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve,

Njësiti udhëhiqet nga zëvendësministri i MI-së, Idriz Selimaj, dhe përbëhet nga zyrtarë dhe ekspertë të fushave përkatëse. Me qëllim të efikasitetit më të madh në përmbushje të misionit, Task Forca do të bashkëpunoj me Inspektoratin e MI-së, Policinë e Kosovës dhe zyrtarë të ministrive tjera. Këta do të përpilojnë edhe propozimet me masat konkrete, të nevojshme për rritjen e sigurisë në trafik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …