leoni

Taulant Balla bënë të ditur se në në prill 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë

Taulant Balla bënë të ditur se në në prill të vitit 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë

Pas Ambasadës në Tiranë, morëm konfirmimin se në prill 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë”, deklaron kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas takimeve të zhvilluara me zyrtarë të lartë në Japoni. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla zhvilluan një vizitë zyrtare në Japoni. Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Tadamori Oshima, u konstatua se marrëdhëniet midis dy vendeve janë aktualisht shumë të mira. Ka një interes të shtuar për forcimin e marrëdhënieve politike dhe intensifikimin e shkëmbimit të vizitave të niveleve të larta. Balla thekson se Japonia e ka njohur shtetin e Kosovës, por besojmë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Gjithashtu, ai shprehet se Japonia është financuese e rëndësishme e disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …