Taulant Balla

Taulant Balla, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të votojnë rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të votojnë rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, për pretendime të krimeve të luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai u shpreh se besojmë  se lufta dhe kauza e UÇK-së ishte e pastër dhe se ata që kanë kryer krime gjatë vitit 1999 ishin ushtria dhe policia serbe. Në vijim të qëndrimeve tona të kahershme për vlerësimin e legjitimitetit të luftës heroike dhe çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe duke e rishprehur qëndrimin tonë se nuk mund të vendosen paralele midis masakrave çnjerëzore, spastrimeve etnike, deportimeve, vrasjeve përdhunimeve, plaçkitjeve dhe krimeve të luftës nga drejtues dhe anëtarë të makinerisë zyrtare luftarake serbe dhe paramilitarëve të saj gjatë luftës në Kosovë, nga njëra anë dhe integriteti dhe kauza e drejtë e luftës së UÇK-së si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë së popullit në Kosovë, çdo dyshim për krime duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimit ligjor. Por procesi për këtë çështje do të duhej të mbarojë dikur me qëllim që popujt të gjejnë forcën të pajtohen dhe të jetojnë së bashku duke shëruar plagët e se shkuarës”, ka thënë mes tjerash, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …