Taulant Balla

Taulant Balla ka reaguar pas zbardhjes së ngjarjes kriminale në Shëngjin dhe ka ironizuar akuzat e Sali Berishës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas zbardhjes së ngjarjes kriminale që ka ndodhur në Shëngjin pak ditë më parë, me ç’ rast ka ironizuar akuzat e  Sali Berishën, i cili ia drejtoi  kundërshtarëve politikë, autorësinë e krimit. Ky është shah-mati i radhës i Berishës, thotë Balla, që si gjithmonë  ai do t’i gjejë anën për ta kundërshtuar. Kundërshtimi i të vërtetës dhe varja në litarin e gënjeshtrës e shpifjes janë dy armët e vetme që ka dhe ka pasur mbeturina  politike, Sali Berisha.  Përgëzime Policisë së Shtetit për zbardhjen në një kohë rekord të ngjarjes së rëndë kriminale në Shëngjin, ku tashmë janë identifikuar e mbështetur në prova të pakundërshtueshme autorët, porositësit dhe për t’i dhënë mundësinë publikut të njohë plotësisht organizimin dhe financimin e atij akti të rëndë kriminal, ka shkruar Taulant Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …