Taulant Balla

Taulant Balla, kërkoi në Kuvend një rezolutë kundër akuzave që janë ngritur ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Tiranë, Taulant Balla, kërkoi në Kuvend ngritjen e një komisioni të posaçëm për të hartuar një raport e më pas një rezolutë kundër akuzave që janë ngritur ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Balla nënvizoi se në territorin e Shqipërisë janë kryer hetime në Mat, Has dhe Kukës dhe ato nuk kanë zbuluar asnjë krim të UÇK-së. Në republikën e Shqipërisë janë zhvilluar hetime nga institucionet e drejtësisë shqiptare tërësisht sovrane dhe legjitime në të cilat ka ardhur në përfundimin se në Shqipëri, as në ‘shtëpinë e verdhë’, as në Has dhe as në Kukës nuk janë bërë krime. Ne si Kuvend duhet të vlerësojmë mundësinë e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe pasi të ketë definuar një raport mund të shkojmë tek një rezolutë që duhet ta denoncojmë përpjekjen për të diskredituar uftën çlirimtare të Kosovës. Lufta për liri nuk është kurrë krim. Lufta për liri është e pastër, ka moral dhe është e ndershme. Rroftë lufta Çlirimtare e Popullit të Kosovës”, deklaroi deputeti socialist, Taulant Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …