Taulant Balla

Taulant Balla kërkoi nga SPAK-u të nisë hetimet për Sali Berishën ashtu sikur ka nisur për Ilir Metën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në Shqipëri,  Taulant Balla kërkoi nga SPAK-u të nisë hetimet për ish kryeministrin, Sali Berisha, pas vendimit të Amerikës dhe e Britanisë për ta shpallur non grata. Balla tha se nuk e konsideron kërkesën e tij si presion ndaj drejtësisë, për sa kohë vendimi vjen nga aleati strategjik i Shqipërisë. “Unë besoj se SPAK duhet të japë një përgjigje për çështjen dhe të fillojë hetimet duke filluar edhe me kërkesën zyrtare që duhet t’u dërgojë SHBA-së. Është e pa paranueshme që Sali Berisha i shpallur person non grata, si i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kjo nuk shoqërohet me hetime të thella. Unë kam kallëzuar për të dyja çështjet edhe  për kompleksin ‘Partizani’, për të cilin prokurori më ka marrë deklarimin dhe kam besim që çështja do të ecë në drejtimin e duhur. Balla sqaroi  se kur një person shpallet ‘non grata’, ky njeri në Shqipëri duhet hetuar dhe  s’mund të lihet në dëshirën e prokurorit, aq më tepër kur vendimin për shpalljen non grata vjen nga aleatët më të  rëndësishëm të Shqipërisë,  Shtetet e Bashkuara të  Amerikës  dhe Britania e Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …