Taulant Balla

Taulant Balla kërkon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i hapë negociatat për anëtarësimin e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të merituar për shtetin e Kosovës. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë konferencës dyditore të organizuar nga grupi i Socialistëve dhe Demokratëve të Parlamentit Evropian në Bruksel, e cila u fokusua në programin Willy Brandt për Zgjerimin e BE-së. Balla theksoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë që të nisin negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke përmendur se Shqipëria ka filluar procesin e saj të integrimit që në vitin 2014, pas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. “Ne do të donim shumë që çdo vend t’i niste negociatat. Gjithashtu, Kosova e meriton t’i nisë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur – sa më shpejt që ju të mundeni. Dhe ne duam shumë që edhe Maqedonia e Veriut t’i nisë negociatat,” theksoi Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …