Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediet, theksoi se, kushdo që bllokon foltoren e Kuvendit do të përballet me masa disiplinore.“Do të ketë masa për bllokuesit e punimeve të Kuvendit. Vendimi për mos të zhvilluar një Kuvend normal, ka nisur që në dhjetor. As MekGonigal dhe çështje të tjera nuk ishin në politikën e opozitës, dhe seancat u bllokuan. Seancat do të bllokohen deri sa Berisha do të vazhdojë t’i bëjë presion drejtësisë me këto qasje, apo me ato që i quan protesta, apo të shkojë deri te ajo që e cilëson ‘revolucioni i madh’. Me gjithë këto përpjekje nga opozita, ose foltorja e PD-së, përsëri seanca e fundit ishte seancë ku deputetët folën, me zhurmë apo pa zhurmë. Po ashtu edhe fakti që shumica jonë parlamentare tregoi edhe një herë se edhe kur bëhet fjalë për votim të fshehtë, PS i kishte votat në mbështetje të Kryetares së Kuvendit, duke hedhur poshtë propozimin për shkarkimin e saj. Raporti ynë është i qartë, ku sqarohet se veprimet e Kryetares së Kuvendit kanë qenë të bazuara te rregullorja”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …