Taulant Balla

Taulant Balla: Mua më së paku më intereson se si del vendimi për PD në 3 mars

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi për mediet jashtë Kuvendit se, nuk ka asnjë interes se çfarë vendimi do të marrë gjykata e Tiranës për çështjen e vulës së PD. Duke i kthyer përgjigje shqetësimit të deputetit të PD-së, Gazment Bardhi se, nuk kishte kuorum për votimin e 3 projektligjeve, Balla tha se, ligjvënësit mund të ankimojnë. “I fundit që i intereson se si del vendimi për PD në 3 mars, jam unë. Në kuptimin se s’kam asnjë lloj meraku, asnjë lloj interesi. Edhe në sallën e Kuvendit deputetët po ia thonin njëri-tjetrin, jo ‘fitoj unë, jo fiton ti!”. Të fitojë kush të dojë, e rëndësishme është që qytetarët shqiptarë e kuptuan se gjithë kjo historia e bllokimit ka të bëjë me një presion që i bëjnë njëra palë, palës tjetër, ose njëra palë i bën drejtësisë. Unë s’jam orakull, nuk parashikoj vendimin që do marrë gjykata. Sot Kuvendi ka pasur pjesë të debatit të vet edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese marrë dje dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i rëndësishëm dhe duhet zbatuar. Vendimet e gjykatës janë të formës së prerë dhe nuk diskutohen nga palët që marrin pjesë në atë çështje”, u shpreh Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …