Taulant Balla

Taulant Balla: Nuk i marr parasysh propozimet ë një politikani si Sali Berisha që e ka mbyllur ciklin e tij politik

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka folur për mediat pas deklaratës së Sali Berishës lidhur me  propozimet për sanksionet ruse. Balla u shpreh se nuk merren parasysh propozimet ë një politikani që e ka mbyllur ciklin e tij politik dhe hedh tullumbace populiste për të marrë vëmendje. Në lidhje me mospranimin e turistëve rusë, Balla tha se nëse ky sanksion do të konsiderohet Shqi[ëria do të jetë ndër të parat që do e miratojnë. Vlerësimi i presidentit Zelensky ishte i qartë për mbështetjen e Shqipërisë qoftë në Këshillin e Sigurimin qoftë si anëtare e NATO-s. Kashtë mbi tjegulla mund të vendosë gjithkush, por politikanë që e kanë mbyllur ciklin e tyre nuk mund të vijnë me propozime që nuk kanë vlerë. Agresioni rus në Ukrainë e ka bashkuar më shumë se kurrë botën ndaj Rusisë. Në këtë aspekt duhet të merremi me gjëra serioze jo me tullumbace populiste të një politikani që i ka mbaruar koha.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …