Taulant Balla: Pas përfundimit të numërimit të votave, Partia Socialiste do të nisë procesin e shkarkimit të Ilir Metës

Taulant Balla: Pas përfundimit të numërimit të votave, Partia Socialiste do të nisë procesin e shkarkimit të Ilir Metës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi se pas përfundimit të numërimit të votave, PS do të nisë procesin e shkarkimit të presidentit. Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, që të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit! Pas këtij reagimi, presidenti u shpreh se është gati për të të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës, duke folur me një gjuhë të ashpër. Meta ka shkruar se “kërcënimi i fundit, që vjen nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhëtarëve!”, shkruan  majtisti-djathtist, Ilir Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …