Protesta e Partisë Demokratike është një përpjekje e opozitës për të rritur tensionin në vend, për të bllokuar implementimin e reformës në drejtësi dhe do të shërbejë si alibi për humbjen e radhës së PD-së në zgjedhjet e ardhshme, ka deklaruar nga Selaniku deputeti socialist Taulant Balla, në një takim me emigrantët shqiptarë, bashkë me zëvendës- ministrin e Brendshëm, Stefan Cipa. “Në këto momente, ka disa shqiptarë të futur në një imitacion të një tende për të protestuar. Edhe ata nuk dinë se përse. Sepse të kërkosh qeveri tjetër 4 muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që shqiptarët në 18 qershor do të zgjedhin se cilën qeveri duan”, tha Balla. Kreu i PD-së ka në këtë protestë interesa personale, që lidhen me sabotimin e implementimit të reformës në drejtësi dhe të procesit të vetting-ut, ka theksuar Balla. “Protesta ka të bëjë me tensionimin e klimës politike në Shqipëri, sa kohë që Kuvendi i Shqipërisë tashmë duhet të jetë i angazhuar në vijimin e punës intensive në kuadrin tjetër ligjor në mbështetjen për implementimin e reformës në drejtësi”, u shpreh Balla. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …