Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar një video të veçantë, ku shfaqet Presidenti i Zgjedhur i SHBA, Xho Biden duke e quajtur Hashim Thaçin Xhorxh Washington”-in e Kosovës. Në videon e publikuar prej tij Balla thekson se Sali Berisha e sulmoi kaq me pabesi Hashim Thaçin ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA e quan Thaçin “George Washington”-in e Kosovës. “Pse agjenti i UDB-së. Sali Berisha e sulmoi kaq me pabesi Hashim Thaçin, duke guxuar ta quajë edhe “çirak i Beogradit”, ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden e quan Presidentin Thaçi “George Washington”-in e Kosovës”, shprehet Taulant Balla.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …